U kap me 113 mijë euro në “Audi”, zbardhet dëshmia e efektivit të RENEA-s: Paratë i kam marrë për hallet e mia tek një mik

Altin Morina është efektivi i Repartit RENEA, i cili u arrestua ditën e djeshme pasi u kap me 113 mijë euro.

Atij i’u gjet një shumë parash ne automjetin “Audi”  me të cilin qarkullonte. Nga numërimi rezultoi se efektivi, Altin Morina, kishte rreth 113 mijë euro, rreth 290.00 lekë të rinj dhe 80 paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ndërkaq ditën e sotme efektivi ka dhënë dëshminë e tij në lidhje me paratë e gjetura në makinë.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton se në dëshminë e tij, Morina ka thënë se paratë janë të ligjshme dhe janë tërhequr nga banka nga një mik. Ai ka deklaruar se nuk ka kryer asgjë të jashtëligjshme dhe se nuk është pjesë e ndonjë grupi kriminal.

“Paratë janë të ligjshme dhe vijnë nga një biznes. Janë tërhequr në bankë dhe i kam marrë për hallet e mia tek një mik. Nuk kam kryer asgjë të jashtëligjshme dhe nuk jam pjesë e asnjë grupi kriminal”, ka thënë Morina./albeu.com/