“Besoj në mrekulli”, Mira Konçi i shpreh publikisht dëshirën për rikthim Shpëtim Saraçit (VIDEO)

Rreth 4 vite më parë, shpërngulja e kompozitorit të njohur Shpëtim Saraçi dhe bashkëshortes së tij, këngëtares Mira Konçi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës bëri mjaft bujë në mediat shqiptare, por duket se kjo shpërngulje ka sjellë probleme në jetën familjare.

Dyshja i ka dhënë fund martesës dhe kompozitori është rikthyer së fundmi në Shqipëri ndërkohë që Mira Konçi vazhdon të jetojë në New York pranë vajzës së tyre, Era Saraçi.

Pas lajmit të ndarjes, Mira Konç nuk kurseu një postim thumbues në rrjetet sociale ku dukej një dedikim për ish bashkëshortin e saj.

“Asnjëherë mos bëj sërish mik një person që është përpjekur të të shkatërrojë karakterin, paratë apo marrëdhëniet e tua. Një gjarpër thjesht ndërron lëkurën e tij për t’u bërë një gjarpër më i madh”, shkruhej në shprehjen që shpërndau ajo.

Pas kësaj ndjekësit kërkojn në çdo postim të saj detaje që i çojnë të Shpëtim Saraçi dhe së fundmi Mira ka publikuar vetëm baladaën e famshme të Whitney Houston, “I believe in you and me” (Unë besoj te ti dhe unë).

“Vetëm të jem me ty përgjithmonë
Unë besoj në mrekulli
Dhe dashuria është mrekullia”, janë vargjet e tekstit të këngës që ka shpërndarë vetë Mira Konçi duke i shoqëruar me një zemër./albeu.com/