Osimhen “tremb” tifozët e Napolit, flet për të ardhmen e tij

Victor Osimhen është bomberi i ekipit të Napolit dhe golat e tij nuk kanë mbetur pa rënë në sytë e ekipeve të mëdha evropiane

“E ardhmja ime? E di që ka shumë zëra që më duan në Angli apo Spanjë, por nuk mendoj se është koha e duhur për të folur për këtë tani që jam me kombëtaren”, u shpreh Victor Osimhen, sulmuesi i Napolit.

Sulmuesi bën kështu tifozët e Napolit të dridhen: “ Nuk e di të ardhmen time, e di që gjithçka mund të ndodhë, por tani dua vetëm të shkoj me pushime dhe të karikohem për sezonin e ardhshëm. Më pas do të kujdesem për pjesën tjetër.”/ h.ll/albeu.com


Shtuar 14.06.2022 12:56