Gundogan në prag skadimi të kontratës, Barcelona pas “derës” së Manchester City

Mesfushori i Manchester Cityt , Ilkay Gundogan mund të transferohet te Barcelona.

Sipas mediave evropiane, Barcelona dëshiron të afrojë 32-vjeçarin, kontrata e të cilit është në përfundim me “qytetarët”, me parametra zero, gjë e cila është aplikuar shumë vitet e fundit nga “blaugranat”, sidomos në lojtarët e mesit të fushës.

Ndërkaq, deri më tani kontrata e Gundogan me Manchester City, nuk do të rinovohet, me gjermanin, që aktivizohet te “qytetarët” që prej vitit 2016. /albeu.com