Do të përfundojë brenda 5 muajve, nisin studimet për realizimin e hekurudhës Shqipëri – Greqi

Mediat greke kanë bërë me dijë se kanë nisur studimet për realizimin e pjesës së fundit hekurudhës greko-shqiptare.

Objekti i kontratës është pjesë e projektit “CB RAILËAY” i cili synon të zhvillojë një plan të përbashkët investimi strategjik për lidhjen e Greqisë dhe Shqipërisë, nëpërmjet një linje të re hekurudhore në perëndim nga Krystallopigi në Pogradec.

Sipas parashikimeve të kontratës, kontraktori do të punojë ngushtë me dy vendet për të siguruar të dhënat e nevojshme për studimin.

Për ekzekutimin e kontratës, financimi 85% është marrë nga Bashkimi Europian dhe 15% nga burimet kombëtare të vendeve pjesëmarrëse. Vihet re se sipas kushteve të kontratës, studimet do të përfundojnë brenda pesë muajve, duke përfshirë procedurat e inspektimeve, miratimeve dhe marrjes së kontratës. /albeu.com


Shtuar 2.02.2022 12:12