Në Kosovë nuk lejohet të lypësh, po në Shqipëri?

Sa legjitime është të kërkosh lëmoshë në rrugë?

Përgjigja në lidhje me pyetjen varet nga politikat që ndjek ccdo shtet, diku lejohet, e diku tjetër jo. I tillë është rasti në Shqipëri dhe në Kosovë.

Ndërsa në vendin tonë shohim ccdo ditë nëpër rrugë, e lokale të rritur dhe fëmijë që kërkojnë në lëmoshë, një veprimi tillë në Kosovë është i dënueshëm.

Të kërkosh lëmishë në Kosovë është e ndaluar dhe për këtë gjë dënohesh.
Pak ditë më parë, policia e Kosovës në Skënderaj, njoftoi se evidentoi 8 raste të qytetarëve që kërkonin lëmoshë në rrugë, për të cilët mori masat sipas legjislacionit në vend.

Deklarata e Policisë së Kosovës

Policia në Skenderaj identifikon disa persona që ushtronin veprimtari të lëmoshë-kërkimit

Skenderaj, 13 shkurt 2023

Në saje veprimeve operative, me qellim të parandalimit të dukurisë së lëmoshë-kërkimit zyrtarë policor në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, kanë identifikuar disa persona që ushtronin veprimtari të lëmoshë-kërkimit.
Gjatë ditës së sotme, zyrtarët policorë kanë ndërmarrë veprime konkrete me ç ‘rast janë identifikuar tetë raste me disa persona shtetas të Republikës së Kosovës dhe shtetas të huaj, të moshave të ndryshme duke ushtruar veprimtari të lëmoshë- kërkimit.
Ndaj personave që janë hasë duke kërkuar lëmoshë janë ndërmarrë veprime duke iu shqiptuar fletëparaqitje sipas dispozitave të Ligjit për Ruajtjen e Rendit dhe Qetësisë Publike. Ndërsa me personat shtetas të huaj me procedura të mëtejme ka vazhduar sektori për migracion në kuadër të Policisë Kufitare.

.albeu.com/