Digjet magazina me bimë medicinale në Durrës, miliona lekë dëme

Sot rreth orës 04:20, në Bizë, Durrës, ka rënë zjarr në një magazinë me bimë medicinale në pronësi të shtetasit Sokol Proja.

Zjarri ka djegur një pjesë të magazinës, ndërsa forcat zjarrfikëse tashmë kanë arritur të shuajnë flakët.

Punohet për përcaktimin e shkakut të zjarrit, ndërsa dëmi i shkaktuar mendohet të jetë 10-15 milion lekë të vjetra./albeu.com


Shtuar 14.09.2021 11:33