Mjeku Alimehmeti: Ka gjasë që Tirana të ketë kaluar mbi 60% imunizimin e tufës

“Sa ka vajtur vështirë të themi, por është një shifër e rëndësishme që nuk është homogjenisht e shpërndarë, ka gjasë që Tirana të ketë kaluar mbi 50-60%, por nuk e krahasojmë në nivel kombëtar…”

Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti ka komentuar situatën e pandemisë së koronavirusit në Shqipëri. Në një lidhje me Report Tv, mjeku ka folur edhe për imunitetin e tufës në vendin tonë.

Sipas Alimehmetit, nuk ka shifra zyrtare por beson se 50-60% e popullsisë në kryeqytet mund ta kenë kaluar COVID.

“Në Shqipëri ky studim u bë nga Akademia e Shkencave në fund të dhjetorit që e nxorri 50% të popullatës. Nuk kemi studime të tjera zyrtare. Sa ka vajtur vështirë të themi, por është një shifër e rëndësishme që nuk është homogjenisht e shpërndarë, ka gjasë që Tirana të ketë kaluar mbi 50-60%, por nuk e krahasojmë në nivel kombëtar. Me futjen e vaksinimit masiv ky studim nuk mund të bëhet më pasi nuk bëhet dallimi,”- tha mjeku.


Shtuar 1.04.2021 20:51