Pronari i Hull City dërgon 500 fansa për pushime në Antalia

Pronari i ri i Hull Cityt, Acun Ilicali, ka bërë të ditur se do të marrë 500 tifozë në pushime në fund të sezonit.

Acun Ilicali e hodhi idenë në një ngjarje pyetjesh dhe përgjigjesh të fansave të enjten.

250 fansa, plus një mysafir secili, do të kenë mundësinë të zgjidhen nga shorti për të bërë një udhëtim të gjatë në Antalia në qershor.

“Do të jenë pesë ditë fantastike, duke e shijuar së bashku dhe do të jetë freskuese pas Covid. Është një hotel gjithëpërfshirës. Ju thjesht do të vini dhe do të jeni mysafiri ynë.”

Kjo vjen pasi ai u ndal pranë klubit, të enjten, për të parë stërvitjen e ekipit dhe gjithashtu mori lojtarët dhe stafin e trajnerëve jashtë për drekë.

Acun Ilıcalı, seeing the Hull City grandstands, got the shock of his life:  I can't believe my eyes

Acun Ilicali makes togetherness promise to Hull City fans as takeover  'dream' comes true - Hull Live


Shtuar 9.04.2022 16:32