Milani tjetër “marsh” në Champions League, kuqezinjtë mposhtin Totenham në “San Siro”

Milan mundi minimalisht Tottenhamin, në ndeshjen që përfundoi 1-0 në Milano, duke treguar tjetër fytyrë në kompeticionin më të rëndësishëm për klube.

Sfida nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për ekipin e Piolit, i cili e sheh veten në avantazh pas vetëm 6 minutash.

Një gjuajtje me të majtën e Theos nuk pritet mirë nga Forster, aty përfitoi Brahim Diaz duke realizuar disi me dhunë. Spurs u përpoqën që të reagonin me Kane me shokë, por e kishin të pamundur, me skuadrën e Contes që tashmë duhet të mendojë për ndeshjen e kthimit pas pak ditësh.


Shtuar 14.02.2023 23:11