Putin thotë se Rusia është e gatshme të negociojë, Ukraina i përgjigjet: Duhet të kthehesh në realitet

Vladimir Putin ka këmbëngulur se Moska është e gatshme të negociojë për t’i dhënë fund luftës, por akuzoi Ukrainën dhe Perëndimin për “refuzim” për kompromis.

“Ne jemi të gatshëm të negociojmë me të gjithë të përfshirët për zgjidhje të pranueshme, por kjo varet nga ata, nuk jemi ne ata që refuzojmë të negociojmë, ata janë,” tha presidenti rus për televizionin shtetëror.

Komentet e tij nuk kanë gjasa të përfaqësojnë një lëvizje reale përpara, pasi duket se Rusia nuk është ende e gatshme të tërheqë trupat e saj nga Ukraina, diçka që Kievi ka thënë se është një parakusht për t’u kthyer në tryezën e bisedimeve.

“Besoj se ne po veprojmë në drejtimin e duhur, ne po mbrojmë interesat tona kombëtare, interesat e qytetarëve tanë, popullit tonë. Dhe ne nuk kemi zgjidhje tjetër përveçse të mbrojmë qytetarët tanë.”

Moska ka këmbëngulur se i ashtuquajturi “operacion i saj special ushtarak” synon të mbrojë njerëzit që flasin rusisht në Ukrainë.

Në përgjigje, këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak tha se Putin “duhet të kthehet në realitet”.

Ai këmbënguli se Rusia në fakt nuk dëshiron negociata dhe po përpiqet të “shmangë përgjegjësinë”./albeu.com


Shtuar 25.12.2022 12:20