Të shtëna me armë zjarri në spitalin “Nënë Tereza”, vetëplagoset polici i burgjeve

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë të martë te parkimi i pediatrisë së urgjencës te spitali “Nënë Tereza” në Tiranë. Policia bën me dije se një punonjës policie burgjesh, 47-vjeç është vetëplagosur me armën e shërbimit që mbante me vete.

47-vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës ku po merr ndihmën mjekësore. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 15.05.2023, rreth orës 18:10, te spitali “Nënë Tereza”, te parkimi i urgjencës së pediatrisë, shtetasi Sh. H., 47 vjeç, (punonjës Policie në sistemin e burgjeve) dyshohet se është vetëplagosur me armën e shërbimit që mbante me vete.

47-vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës ku po merr ndihmën mjekësore.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/albeu.com/