E FUNDIT/ Aksion në Vlorë, 100 efektivë futen brenda qelive të burgut

Një aksion po zhvillohet në Vlorë, në paraburgimin e këtij qyteti.

Burimet bëjnë me dije se rreth 100 efektivë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë Tiranë ndodhen në paraburgimin e Vlorës, dhe aty ku po kryejnë një kontroll blic.

Mësohet se efektivët e policisë të mbërritur nga Tirana kanë kryer kontrolle në ambientet e paraburgimit, për të parë nëse ka sende të paligjshme.

Kontrolli në ambientet e qelive ka zgjatur rreth një orë, ndërsa nuk dihet ende nëse janë gjetur apo jo sende të ndaluara.

Ajo që vihet re nga raportimet është fakti se janë përjashtuar nga kontrolli efektivët e policisë lokale të Vlorës.


Shtuar 11.07.2021 12:10