Përfshihen nga flakët zyrat e një biznesi në Astir

Zyrat e një biznesi në Astir janë përfshirë nga flakët në orët e vona të natës.

Zjarrëfiksja ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave.

Nuk dihet nëse zjarri është shkaktuar nga defekt teknik, apo ka qenë i qëllimshëm./albeu.com