Aksident i rëndë në Berat, makina përplas për vdekje këmbësorin (EMRI)

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Moravë të eratit, ku një makinë ka përplasur një këmbësor.

Mjeti i drejtur nga G.Z ka përplasur për vdeke 75-vjeçarin Asqeri Agalliu.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.

Njoftimi:

Rreth orës 21:15, në vendin e quajtur “Stan”, Moravë, një automjet që drejtohej nga shtetasi G.Z, ka aksidentuar shtetasin A.A., 75 vjeç, këmbësor. 75-vjeçari pasi u transportua në Spital, humbi jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.


Shtuar 3.08.2023 22:45