Reali bën mrekullinë, zbret me këmbë në tokë PSG dhe siguron çerekfinalen (VIDEO)

Reali bën të pamundurën.

Los Blancos kanë përmbysur PSG duke triumfuar 3-1 në ndeshjen kthyese në Bernabeu duke kaluar ne cerekfinale.

PSG bëri gjithçka mirë në fillimin e ndeshjes, të cilën e nisi në mënyrë agresive duke sulmuar vazhdimisht me të zakonshmin Mbape i cili arriti edhe të tundte rrjetën. Kurtua më pas evitoi disa herë golin e dytë, ndërsa Reali e kishte të vështirë të dilte në lojën e vet.

Por në pjesën e dytë në fushë ishte një Real tjetër, më kërkues dhe me Benzema i cili dukej i motivuar për të mos u ndalur këtu në këtë sezon.

Sulmuesi përfitoi nga një gafë e Donaruma për të barazuar shifrat e më pas, shtoi edhe dy gola të tjerë brenda 3 minutash, për të kthyer plotësisht fatinë e këtij dueli.

Tentativat e dëshpëruara të PSG nuk sollën asgjë dhe francezët kësisoj panë përsëri veten jashtë një turneu të cilin e kishin nisur si favoritë, duke i hapur rrugë ekspertëve të këtij kompeticioni.


Shtuar 9.03.2022 22:54