I shpëtoi atentatit me snajper në Durrës, e shkuara “e errët” e shënjestrës me dy emra: Çfarë e lidhte me mikun e Lul Berishës

Të tjera detaje kanë dalë pas atentatit të dështuar me snajper ndaj Akil Nerjakut, të ndodhur ditën e djeshme në Durrës.

Sipas burimeve, 40-vjeçari ka qenë person me precedentë penal, për armëmbajtje pa leje, njihet edhe me emrin Gentjan, ndërkohë që nuk është hera e parë që është përfshirë në të tilla ngjarje.

Gjithashtu mësohet se Nerjaku ka qenë i përfshirë edhe në disa ngjarje kriminale jashtë Shqipërisë.

Gjithashtu mësohet se nuk ishte hera e parë që 40-vjeçari ishte vënë në shënjestër, ndërsa dyshohet se shkak i sulmit të djeshëm ka qenë prishja e pazareve të drogës.

Ndërkohë, BalkanËeb mëson se Nerjaku, u prangos nga Policia e Durrësit më 3 tetor të vitit 2017 bashkë me Marjel Fierza, që duket se ishte shok i ish-kreut të bandës së Durrës, Lul Berishës./albeu.com/