Ishte vajza e vogël më e bukur në botë para dy viteve por si duket sot (FOTO LAJM)

Kur para dy vitesh është shpallur si vajza e vogël më e bukur në botë, Anastasija Knjazeva ua ka vjedhur zemrën të gjithëve.

Atëherë nga froni e ka zbritur, po ashtu, një ruse, Kristina Permenoven, ndërsa karriera e saj, ndonëse o ka pasur vetëm pesë vjet, ka nisur rrufeshëm përpara.

Vajza me sy të depërtueshëm të kaltër, tash ka 1.400.000 përcjellës, ndërsa është fytyrë mbrojtëse e shumë kompanive. Të gjithë ata, të cilët kanë punuar me të thonë se është shumë e natyrshme para kamerave dhe se pozon sikur t’i kishte 25, e 5 vjet. Për shkak të bukurisë së natyrshme, në fotografi thjesht duket si kukull.

E ëma e saj kujdeset që përditë të nxjerrë foto të reja në profilin e saj në Instagram, ndërsa çdo fotografi ka me qindra komente pozitive. Pos karrierës së suksesshme të modeles, Anastasija është e talentuar edhe për muzikë, kështu që kjo bukuroshe nuk mundet pa piano e mikrofon. Që tash e quajnë fëmijë mrekulli.


Shtuar 24.12.2018 10:41