Abuzuan seksualisht me të miturën në Itali, arrestohen dy të rinj shqiptarë

Dy shtetas shqiptarë të moshës 22 dhe 32 vjeç janë arrestuar nga Policia e Shtetit në Itali me akuzën e përdhunimit në grup ndaj një vajze të mitur, raportojnë mediat italiane.

Nga hetimet e kryera rezultoi se pas një nate të kaluar në një klub të njohur në Valdelsa, mes konsumimit të drogës dhe alkoolit, dy të rijtë kanë abuzuar me të miturën në makinën parkuar jo shume larg hyrjes se klubit.

Vajza fare e re, pas dhunës së pësuar, më pas është shoqëruar nga vetë torturuesit pranë shtëpisë së saj dhe është lënë aty në kushte të këqija psikofizike. Pas denoncimit të vajzës në komisariatin e Poggibonsit, kanë nisur hetimet, të koordinuara nga prokurori publik në Gjykatën e Sienës, të cilat kanë çuar në identifikimin e dy të dyshuarve. Pas arrestimit, dy shqiptarët u dërguan në burgun Santo Spirito në Siena, në pritje të arrestit shtëpiak në shtëpitë e tyre, me aplikimin e byzylykut elektronik./albeu.com


Shtuar 25.11.2022 08:44