Feston ditëlindjen, e gjeni dot sa vjeç bën këngëtarja Era Rusi (FOTO LAJM)

Këngëtartja e dashur për publikun shqiptar dhe e cilësuar si një ndër vokalet më të mira, Era Rusi, ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen. Era Rusi është uruar në këtë 37-vjetor nga plot miqë e ndjekës të cilët i ka falenderuar përzemërisht me një postim të veçantë.

“Faleminderit që po ma bëni këtë ditë kaq të bukur! Urimet dhe e gjithë dashuria juaj ma mbushën shpirtin plot! Ndihem kaq e përkedhelur nga e gjithë vëmendja juaj! Ju dua”, ka shkruar Era.

Kujtojmë se projekti i fundit i Era Rusit në muzikë është bashkëpunimi me Fatmira Breçanin, “Me zemër të bardhë” të cilin e ka publikuar një vit më parë.

Përsa i përket jetës private, Era ka konfirmuar se është në një marrëdhënie prej kohësh dhe se e ka zemrën plot. Por gjithsesi ajo preferon që kjo pjesë të mbetete private./albeu.com/


Shtuar 23.11.2022 12:48