EMRI/ Identifikohet viktima e aksidentit në Bushat (VIDEO)

Një aksident tragjik ndodhi pak më parë në aksin rrugor Vau i Dejës-Bushat.

Një person ka humbur jetën në këtë aksident të rëndë që u regjistrua në afërsi të fshatit Stajka.

Sipas informacioneve bëhet me dije se viktimë ka mbetur 62-vjeçari Shefik Zagani.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 11:20, në fshatin Stajkë, Shkodër mjeti me drejtues shtetasin S. J., 28 vjeç, banues në Lezhë, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin Sh. Z., 62 vjeç, banues në fshatin Shkjezë, Bushat. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit shtetasi Sh. Z.

Drejtuesi i automjetit shtetasi S.J, është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit./albeu.com/


Shtuar 20.11.2021 12:16