E tmerrshme, nëna ofron 3 mijë dollarë për të vrarë djalin e saj 3-vjeç (FOTO)

“Nëna monstër” kështu mund të cilësohet 18-vjeçarja Jazmin Paez, e cila ka tentuar të pajtojë vrasës me pagësë për t’i marrë jetën djalit të saj 3-vjeçar.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Miami SHBA, por që fatmiësisht fëmija arriti të shpëtohej falë ndërhyrjes së policisë.

Paez kishte plotësuar një formular online ku kërkonte një vrasës me pagesë për të eleminuar djalin e saj dhe për këtë ofronte 3 mijë dollarë.

Kjo faqe në fakt ishte totalisht e rreme dhe ishte pikërisht menaxhuesi i faqes i cili kontaktoi menjëherë policinë.

Pas hetimeve, Paez u lokalizua nga autoritetet dhe ra në pranga. Bazuar në dokumentet e gjykatës, 18-vjeçarja akuzohet për tentative vrasjeje të shkallës së parë dhe përdorim të rrjeteve sociale për qëllime të paligjshme.

Mësohet se Paez përdori një emër të rremë për të paraqitur kërkesën në uebsajtin “fake” dhe kërkoi që djali i saj të zhdukej e të vritej sa më shpejt të ishte e mundur. Madje ajo la dhe një afat për të vrarë të miturin. Autoritetet gjurmuan Paez duke përdorur një adresë IP dhe një numër telefoni të marrë përmes faqes së rreme të internetit, e cila i çoi ata në banesën e gjyshes së 3-vjeçarit. Ky i fundit, fatmirësisht në këtë periudhë po jetonte me gjyshen e tij.


Shtuar 21.07.2023 18:35