Në pritje të Macron, mbështetësit festojnë nën hijen e Kullës Eifel

Macron është nisur drejt kullës Eiffel ku do të mbajë fjalimin e tij të fitores.

Ndërsa dielli perëndon në kryeqytetin francez, mbështetësit tij po e presin dhe ndërkohë po shijojnë fitoren e kandidatit të tyre nën hijen e Kullës Eiffel.

Ndërsa DJ luante muzikë kërcimi, duket sikur Champ de Mars është kthyer në një klub nate.

Njerëzit shpërthyen në brohoritje të gëzueshme kur ora shënoi 20:00 me orën lokale, ndërsa imazhi i Macron u shfaq në ekran si fituesi i këtyre zgjedhjeve.

Me një numër të madh të flamujve francezë dhe të BE-së në duar, mbështetësit e entuziasmuar brohorisnin fazën kryesore të fushatës së Macron: “Një, dy dhe pesë vjet të tjera”./albeu.com