Nuredini: Maqedonia për momentin ka gaz dhe naftë, po mundohemi të sigurojmë për vitin tjetër

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, në Maqedoninë e Veriut, Naser Nuredini, është shprehur se momentalisht vendi ka sasi të mjaftueshme të naftës dhe gazit.

Nuredini theksoi se qeveria po bën përpjekje për të siguruar energji të mjaftueshme për vitin e ardhshëm.

“Ky është një problem global dhe edhe gjendja me energjinë është globale për momentin. Normalisht keni dëgjuar se BE është duke ulur importin e energjisë, gazin dhe naftën nga Rusia dhe normalisht jemi bashkë me atë në të njëjtën gjendje. Ideja nuk është që të përdorim çdo material për t’u ngrohur. Ne si Qeveri po përgatitemi për të ardhmen, të mendohemi që të kemi mjaftueshëm energji për ngrohje në dimrin e ardhshëm. Tani për tani po fokusohemi në gjendjen e sotshme se kemi edhe pika të cilat duhet të qartësohen. Për momentin gazin dhe naftën e kemi të siguruar sipas të dhënave nga Qeveria dhe besoj se energji për ngrohje do të kemi mjaftueshëm edhe për vitin e ardhshëm”, deklaroi mes tjerash Nuredini./albeu.com/