Sanksione, Rusia dëbon 40 diplomatë gjermanë

Ministria e Jashtme e Rusisë ka dëbuar 40 diplomatë gjermanë vetëm disa javë pasi Berlini njoftoi vendimin e tij për të dëbuar të njëjtin numër diplomatësh rusë, sipas skynews.

Në fillim të këtij muaji, Ministria e Jashtme e Gjermanisë njoftoi vendimin e saj për të dëbuar 40 diplomatë rusë pasi Moska po përballet me akuza për krime lufte në Ukrainë. Ministrja e Jashtme e vendit Annalena Baerbock tha se imazhet nga qyteti ukrainas Bucha, i cili ndodhet në veriperëndim të kryeqytetit, treguan “qartazi synimin e Moskës për të shkatërruar çdo gjë që shkon përtej kufijve”, duke theksuar se vendet po shqyrtonin miratimin e masave të reja.

Disa vende të tjera të BE-së, duke përfshirë Lituaninë, Letoninë, Estoninë, Bullgarinë, Poloninë, Sllovakinë dhe Republikën Çeke, gjithashtu kërkuan që diplomatët rusë të largoheshin nga vendet e tyre./albeu.com