Tjetër aksident, makina përplas motorin në Korçë, një i lënduar

Një tjetër aksident ka ndodhur këtë të diel, në unazën e qytetit të Korçës.

Mësohet se automjeti tip “Peugeot” me drejtues shtetasin P. V., 74 vjeç, ka përplasur një motomjet me drejtues shtetasin D. H., i cili u dërgua për mjekim në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Shtuar 6.08.2023 08:49