Lamporta ka besim te Koeman, i premton dy super mesfushorë në janar

“Unë shpesh flas me Xavi sepse ne jemi miq, siç flas shpesh me Pep (Guardiola, ed). Por ne kemi Koeman dhe jemi krenarë që ai është trajneri ynë,  tha Lamporta në një intervistë për RAC1 duke konfirumuar kështu holandezin në krye të skuadrës, shkruan Albeu.com.

Ditët e fundit, CEO i katalanasve, Ferran Reverter, bëri të ditur se në tregun e dimrit mund të ketë burime ekonomike për të ndërhyrë në merkato dhe përparësia është gjetja e një lojtari në mesfushë.

Gazeta “Sport” shkon më tej, duke përfshirë emrat e ardhjeve të mundshme të reja, të identifikuar si Franck Kessie dhe Marcelo Brozovic, të dy  lojtarëve uskadon kontrata në qershor 2022 respektivisht me Milanin dhe Interin. /albeu.com/


Shtuar 8.10.2021 17:28