Dyshohet se u mbyt në lumin Seman, kërkimet për trupin e 14-vjeçarit vazhdojnë, mbërrijnë polumbarët e RENEA-s (VIDEO)

Trupi i 14-vjeçarit që dyshohet se është mbytur në lumin Seman ende nuk është gjetur, teksa kërkimet kanë filluar që prej paradites së djeshme.

Pargjatë natës, familjarët e të miturit dhe banorë të zonës kanë ngritur prita, në tentativë për të gjetur trupin, por deri më tani nuk kanë mundur dot.

Mëngjesin e sotëm, kanë mbërritur edhe forcat speciale të RENEA-s  dhe polumbarët që po vazhdojnë kërkimet.

Dyshimet janë se 14-vjeçari ka hyrë në ujë për të nxjerrur grepat dhe më pas ka ngecur në lum./albeu.com