E FUNDIT/ Del rezultati për qendrat e para të votimit në Kamzë, kush kryeson

Kanë dalë rezultatet në dy qendra votimi për Bashkinë Kamzë, të cilat janë numëruar në KZAZ numër 27.

Në qendrën e parë ku kanë votuar 241 persona, Rakip Suli merr 143 vota, Arjan Hoxha 85 vota ndërsa Bilbil Bajraktari vetëm 6 vota.

Në qendrën e dytë nga 191 fleta votimi të numëruara, Rakip Suli ka marrë 130 vota, Arjan Hoxha 50 vota, ndërsa Bilbil Bajraktari vetëm 8 vota./Albeu.com.


Shtuar 14.05.2023 20:08