Të shtënat në shkollën ruse, shkon në 13 numri i të vdekurve

Ka shkuar në 13 numri i personave të vdekur në lidhje me sulmin me armë në shkollën ruse, thonë zyrtarët.

Në mesin e viktimave, 7 janë fëmijë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin Uzhvesk, në shkollën me rreth 1000 nxënës.

Dy mësues dhe dy roje sigurie janë mes të vdekurve, sipas zyrtarëve rusë. Stafi dhe nxënësit janë evakuuar nga ndërtesat e shkollës.

Një deputet lokal tha se sulmuesi kishte qenë i armatosur me dy pistoleta. Agjencia shtetërore e lajmeve Tass citoi hetuesit të kenë thënë se personi i armatosur kishte veshur një bluzë me një simbol nazist dhe një kapuç. Autori i dha fund jetës së tij duke u vetëvrarë vetëm pak momente pas sulmit.

Kreu i qarkut ka shpallur periudhë zie deri më 29 shtator./albeu.com


Shtuar 26.09.2022 11:31