“Ky djalë është klinik”, legjenda angleze thur elozhe për Brojën: Ka të ardhme të ndritur

Armando Broja është tanimë një nga sulmuesit e rinj më në formë në Premier League, duke bërë që jo pak legjenda të thurin elozhe për të.

Shifrat e tij, jo vetëm të golave, por sidomos rasteve të krijuara dhe goditjeve drejt portës imponojmë një respekt maksimal duke tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha.

Për yllin “kuqezi” së fundmi ka folur edhe legjenda angleze, Alan Shaerer, golashënuesi më i mirë në historinë e Premier League, i cili i ka dhënë “bekimin:

“Më lejoni t’ju them, ky djalë është klinik. Goli i tij kundër Brentfordit e bëri atë lojtarin më të ri në historinë e Premier League-s që shënon në secilin prej katër ndeshjeve të tij të para si titullar në shtëpi. Si sulmues, gjithçka ka të bëjë me marrjen e rasteve dhe shënimin e golave, kështu që statistikat si kjo më tregojnë se ai mund të lulëzojë në Premier League. Ai gjithashtu shënon lloje të ndryshme golash. Broja është një sulmues i ri me sytë drejt golit dhe ka një të ardhme të ndritur në Premier League”, u shpreh Alan Shearer për BBC Sport.


Shtuar 28.02.2022 13:06