Nis votimi për kryetarin e degës së PD-së në Dibër, kandidat edhe ish-kryebashkiaku

Ka nisur procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të Degës së PD Dibër.

Kutisë së votimit do ti drejtohen 1200 anëtarë të Partisë Demokratike Dibër. Ky proces për zgjedhjen e kryetarit vjen pas një organizimi që ka bërë grupi i Rithemelimit në të gjitha seksionet.

Kandidatë për kryetar të PD Dibër janë; Ilir Krosi ish kryetar i Bashkisë Peshkopi dhe Hamza Leshi ish kryetar i komunës Kastriot.