Kremlini: Nuk do t’ia mbyllim derën Europës

Teksa lufta në Ukrainë po vijon në muajin e katërt, marrëdhëniet e Rusisë me vendet e Europës Perëndimore janë në pikën më të ulët që prej Luftës së Ftohtë.

Por pavarësisht këtyre marrëdhënieve të prishura, Rusia është shprehur se nuk ka në plan t’ia “mbyllë derën” Europës.

I pyetur nëse marrëdhëniet e vështira me Europën po e kthenin kohën mbrapa në përpjekjet e carit  Pjetri i Madh për të hapur Rusinë me Europën, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u shpreh: “Ne nuk po planifikojmë t’i japim fund asgjëje”.

Pjetri, i cili sundoi nga viti 1682 deri në 1725, mbikëqyri transformimin e Rusisë në një fuqi të madhe europiane dhe themeloi qytetin e Shën Petërburgut, që do të hapte dyert e tregtisë me Europën.

“Nëse po flasim konkretisht për Pjetrin e Madh, Putini e vlerëson shumë rolin e këtij individi të veçantë në historinë e vendit tonë”, theksoi më tej ai.

Lufta në Ukrainë ka vrarë mijëra njerëz, ka zhvendosur 13 milionë të tjerë. Konflikti Rusi-Ukrainë dhe ka ngjallur frikën për një konflikt më të gjerë midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, deri tani fuqitë bërthamore më të mëdha në botë.