Ryan Giggs jep dorëheqjen nga kombëtarja e Uellsit

Ish-lojtari i Manchester United tashmë është edhe ish-trajner i Uellsit.

Fabrizio Romano ka bërë të ditur se Giggs ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i kombëtares së Uellsit.

“Po heq dorë nga pozicioni im si trajner i kombëtares për meshkuj të Uellsit. Ishte një nder dhe privilegj që unë të menaxhoja këtë ekip”, është shprehur Ryan Giggs./ h.ll/ albeu.com


Shtuar 20.06.2022 22:13