COVID-19 po thyen rekorde infektimesh në vend, kaq fëmijë ka prekur deri sot

Ndërkohë që pritej që situata e COVID-19 në Shqipëri të ishte drejt shërimit, shifrat e fundit po tregojnë të kundërtën.

Mjekja Gjeorgjina Kuli, anëtare e Komitetit Teknik të Ekspertëve, ka zbuluar në një intervistë në studion e “ABC News” se 88 fëmijë janë prekur nga COVID-19 në vendin tonë që prej fillimit të pandemisë.

70 % e tyre janë asimptomatik ose me simptoma shumë të dobëta të COVID-19. Aktualisht janë 23 aktiv.

“Në momentin që flasim, kemi 88 fëmijë të infektuar. Të gjithë fëmijët janë infektuar nga kontaktet e familjarëve.

Pjesa më e madhe e tyre janë asimptomatikë, ose me simptoma të lehta. Asnjë prej tyre nuk është i hospitalizuar”, tha mjekja.


Shtuar 15.06.2020 14:27