Përgjaken Pashkët Ortodokse, Moska bombardon Kishën në Ukrainë, raportohet për viktima dhe të plagosur

Bombardimet e ushtrisë Ruse në Ukrainë nuk ndalen as në ditët e shenjta. Në ditën e 417,të luftës janë përgjakur Pashkët ortodokse në Ukrainë, ku si pasojë e hedhje se raketës Ruse në Zaporizhia, është shkatërruar kisha e Shën Mikaelit që daton nga viti 1906.

Nga shpërthimi raportohet për një të vdekur dhe dy të plagosur. Ndërsa dy adoleshentë humbën jetën nga një raketë në Mykolaiv.

Luftime të përgjakshme, të përshkruara si “të paprecedenta” nga ushtria e Kievit, po zhvillohen në Bakhmut.

Presidenti ukrainas Zelensky foli për shpresë në mesazhin e tij për pashkët. “Le të festojmë Pashkët me besim të palëkundur në fitore. Dielli do të shkëlqejë në Krime”.

Në një kohë kur Rusia vijon të lëshojë raketa mbi Ukrainë, presidenti i saj Vladimir Putin festoi Pashkët Ortodokse në Moskë. Ai është parë duke festuar Pashkën të dielën teksa besimtarët u mblodhën të shumtë në numër në Katedralen Krishti Shpëtimtar gjatë natës.

Mesha e Pashkëve u drejtua nga një prej mbështetësve të tij të zëshëm Patriarku Kirill, i cili ndau Kishën Ortodokse mbarëbotërore pas deklaratave të tij që mbështeste pushtimin e Rusisë, e duket se të dy kanë shkëmbyer dhurata.

Putini, i veshur me një kostum të errët, këmishë të bardhë dhe kravatë ngjyrë vjollce të errët, qëndroi në njërën anë në Katedrales, duke mbajtur një qiri të kuq të ndezur.

Kjo është hera e parë që lideri rus shfaqet në publik pas rrjedhjes së dokumenteve të klasifikuara të Pentagonit./Albeu.com/


Shtuar 16.04.2023 15:09