Tregu në Ukrainë bombardohet nga forcat ruse, raportohet për të vrarë dhe të plagosur

Forcat ruse bombarduan ditën e sotme një treg në Ukrainë i cili ishte i mbushur me njerëz duke shkaktuar të paktën 7 viktima dhe 8 të plagosur në qytetin e Avdiivka.

Avdiivka është një qytet me rëndësi të madhe në rajonin Donetsk të Ukrainës.

“Rusët goditën tregun qendror ku ndodheshin shumë njerëz në momentin e sulmit”, tha Pavlo Kyrylenko në një deklaratë.

Deklarata e tij u shoqërua me foto të kufomave dhe tezgave të dëmtuara të tregut.