Filmit të Borës dhe Donaldit i bashkohet një tjetër personazh i njohur

“5 herë jo” është filmi i Bora Zemanit dhe Donald Veshajt, i cili do të shfaqet në kinema në muajin dhjetor. Ky film flet për to dhe për lidhjen e tyre të dashurisë.

Tashmë xhirimet janë drejt fundit, e çifti ka treguar se pjesë e kastit është edhe Semi Jaupaj, këngëtarja e cila është mikesha e ngushtë e Borës.

Ishte kjo e fundit ajo e cila ndau një foto ku shihet me veshjet e rolit, krah Donaldit dhe Semit.

Kujtojmë se historia e dashurisë e Borës dhe Donaldit ishte kryefjalë për më shumë se 1 vit në Shqipëri, pasi aktori u përfshi në një mini-romancë brenda “Big Brother Vip Albania” me Beatrix Ramosaj.

Pas daljes nga shtëpia çdo gjë ndryshoi. Donaldi u nda nga Beatrix, u lidh sërish me Borën, e ja ku kemi dhe një film për gjithë këtë dramë.

Mbase çifti do na zbulojë sesi Donaldi arriti t’ia rrëmbente zemrën sërish Borës!


Shtuar 21.08.2023 23:33