Shkojnë për t’i ardhur në ndihmë, shqiptari rreh me grushta punonjësit e ambulancës

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në shtetin fqinj të Italisë.

Një 44 vjeçar shqiptar u arrestua mbrëmjen e së dielës pasi sulmoi punonjësit e ambulancës e më pas një oficer policie.

44-vjeçari u gjet në gjendje të dehur i shtrirë në tokë teksa në vendin ku ndodhej ka mbërritur ambulance dhe policia.

Pasi mbërriti ambulanca dhe policia, 44 vjeçari sulmoi punonjësit e ambulancës dhe më pas i bëri rezistencë policisë.

Shqiptari u shoqërua në komisariatin e Riminit.

Mësohet se 44-vjeçari emri I të cilit nuk bëhet i ditur, kishte kërkuar azil politik, por më parë ai ka marrë ekspuls nga shteti italian.


Shtuar 27.01.2020 22:01