Manchester City ngec në shtëpi, Brentford bën mrekullinë në “frymën e fundit” (VIDEO)

Manchester City është befasuar nga Brentford në fundin e lojës, ku ekipi mik ka fituar me rezultatin 1-2.

Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë të cilët befasuan ekipin e Guardiolës në minutën e 16-të me anë të Toney.

Në fund të pjesës së parë, në minutën e 46-të, City barazon shifrat me anë të Foden, pas një asistimi nga Akanji.

Pjesa e dytë ishte totalisht e dominuar nga djemtë e Guardiolës, por edhe pse kërcënuan disa herë portën e Brentford, nuk mundën të gjenin golin e avantazhit.

Por, Brentford ka bërë mrekullinë në minutën e 98-të të ndeshjes, ku Toney shënon golin e dytë personal dhe të fitores për ekipin e tij.

Kjo humbje ka bërë që City të qëndrojë 2 pikë pas Arsenalit, edhe pse Arteta momentalisht është një ndeshje më pak./ h.ll/albeu.com

Shikoni golat


Shtuar 12.11.2022 15:34