Mazda vendos të bashkohet me dy kompani kineze, bashkë do të krijojnë diçka të re

Prodhuesi japonez i makinave Mazda ka njoftuar se ka rënë dakord me dy partnerë kinezë për të formuar një kompani të re në të cilën do të ketë 47.5 përqind të aksioneve.

Chang’an Mazda Automobile Co. Ltd do të quhet kompania e re e krijuar me shkrirjen e tri kompanive të dikurshme.

Mazda dhe Chongqing Changan Cars do të zotërojnë 47.5% të aksioneve, ndërsa pjesën tjetër do ta ketë FAV.

“Të tre kompanitë synojnë të shfrytëzojnë çdo mundësi strategjike dhe menaxheriale në ndërmarrjen e re të përbashkët dhe të përpiqen ta bëjnë biznesin dhe sistemin e tij të menaxhimit optimal për t’u përshtatur me nevojat e tregut në rritje kinez,” thuhet në njoftimin e Mazdas.


Shtuar 29.08.2021 19:23

Tags: , ,