Bie Instagram, shumë përdorues raportojnë probleme

Përdoruesit e Instagramit janë përballur me probleme gjatë orës së fundit.

Në veçanti, shumë e kanë të vështirë të rifreskojnë historinë, pasi ose nuk ngarkohet ose kërkon shumë kohë.

Gjithashtu raportohen probleme me hyrjen në llogarinë e tyre.

Deri në orën 08:10 të mëngjesit ka pasur mbi 40 raportime për një problem me aplikacionin, sipas Downdetector.


Shtuar 9.06.2023 09:39