Primaret e grupit të Berishës, kjo është lista e kandidatëve për Shkodrën, mungon Voltana Ademi

Grupi i Rithemelimit të PD-së, do të mbajë nesër ato që ish-kryeministri Berisha i quajti primare për zgjedhjen e kandidatit nga radhët e mbështetësve të tij që do të përballet në zgjedhjet e 6 marsit me kandidatët e PS-së dhe PD-së së drejtuar nga Basha.

Votimi për ta do të zhvillohet nesër, ndërsa abcnews.al ka siguruar listën e kandidatëve për të qenë kandidatë të grupit të Berishës në zgjedhjet e 6 marsit për Bashkinë e Shkodrës.

Në listë mungon kryebashkiakja aktuale Voltana Ademi. Lista është si më poshtë:

Astrit Bushati

Irena Shestani

Bardh Spahija

Irma Kopliku

Bashkim Rroji

Ben Maliqi

Alfred Koçobashi

/abcnews.al


Shtuar 29.01.2022 16:06