“Ne kemi nevojë për drejtësi”: Zonja e Parë e Ukrainës bën thirrje për një gjykatë speciale

Në një fjalim historik para deputetëve britanikë në Westminster, zonja e parë e Ukrainës i bën thirrje Mbretërisë së Bashkuar të ndihmojë në vendosjen e drejtësisë për Ukrainën.

Ajo thotë se “fitorja nuk është e vetmja gjë që na duhet ne kemi nevojë për drejtësi”.

Duke i bërë jehonë komenteve të kryeparlamentarit Lindsay Hoyle, ajo krahason konfliktin aktual me Luftën e Dytë Botërore dhe thotë se sirenat e dëgjuara anembanë Ukrainës janë “identike me ato të dëgjuara nga brezat britanikë që nuk u dorëzuan, dhe ne nuk do të dorëzohemi”.

Do të ishte e paimagjinueshme që nazistët të mos ishin përballur me drejtësinë pas luftës, thotë ajo, kështu që e njëjta gjë duhet bërë edhe për Rusinë.

Zonja Zelenska i kërkon Mbretërisë së Bashkuar të ndihmojë në ngritjen e një “gjykate speciale” kundër Rusisë për ta mbajtur atë “përgjegjëse për krimin e luftës dhe terrorit”.

Ajo thotë se Britania e Madhe mund të bëhet një lider botëror për këtë çështje.