Capello flet hapur: Dybala te Milan? Më duken fjalë boshe, nuk e besoj

Ditët e fundit, duke pasur parasysh ngadalësimin e negociatave me Interin, po flitet për një interesim të mundshëm nga Milani për Paulo Dybala, i cili nuk do të rinovojë me Juventusin dhe për këtë arsye do të largohet pa kosto këtë merkato.

Lidhur me këto thashetheme, Fabio Capello, ish-trajneri i kuqezinjve, u shpreh pesimist.

“Dybala te Milani? Nuk e besoj, nuk e shoh të mundur. Shumë fjalë boshe qarkullojnë”, u shpreh Capello./ h.ll/albeu.com


Shtuar 24.06.2022 21:58