Parashikimi i motit për datën 8 janar 2023

Moti për ditën e diel parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në orët e mëngjesit dhe mbrëmjes.

Gjithashtu në orët e mëngjesit dhe orët e mbrëmjes në zonat luginore do të ketë mjegull të dendur apo mjegullinë si dhe shikim të reduktuar.

Temperaturat minimale pritet të jenë zero gradë Celsius në disa qytete he maksimalet 17 gradë.

Në orët e mbrëmjes era kthjen drejtim nga kuadrati i jugut dhe fiton shpejtësi deri në 6-8m/s.

/albeu.com


Shtuar 7.01.2023 22:09