Halit Valteri tenton të godasë Damian Gjiknurin jashtë Kuvendit (VIDEO)

Një debat i ashpër në ambientet e jashtme të Kuvendit të Shqipërisë mes Damian Gjiknurit dhe Halit Valterit për pak do të kishte përfunduar në konfrontim fizik.

Fillimisht Gjiknuri dhe Valteri kanë debatuar, por Valteri e ka goditur me dorë në formë kërcënimi dhe më pas ka tentuar ta qëllojë shpejt në fytyrë.

Menjëherë kanë ndërhyrë shoqëruesit e Gjiknurit dhe persona të tjerë të pranishëm për të shuajtur një përshkallëzim të konfliktit.


Shtuar 5.10.2020 10:03