Gjykata e pushoi si çështje por Kuvendi e apeloi, hidhet shorti për dosjen e “CEZ”

Dosja e CEZ ende nuk është mbyllur.

Është hedhur sot në Gjykatën e Apelit të Tiranës shorti për çështjen e shumëpërfolur “CEZ”.

Ndonëse pak ditë më parë Gjykata e Tiranës vendosi pushimin e çështjes, por Kuvendi ankimoi në apel vendimin.

Shorti i hedhur sot ka përcaktuar gjyqtaren Shpresa Beçaj relatore të çështjes.


Shtuar 20.02.2020 15:24