Putin pas takimit me Biden: Kthehen në detyrë ambasadorët respektivë

Në përfundim të takimit me Biden që zgjati rreth katër orë, presidenti rus, Vladimir Putin, ka dalë në një konferencë për shtyp.

Putin tha para gazetarëve se ai dhe Biden kanë arritur marrëveshjen që të kthejnë ambasadorët respektivë dhe ata të rinisin detyrat e tyre diplomatike.

Ambasadori rus në SHBA, Anatoly Antonov, dhe ambasadori amerikan në Rusi, John Sullivan, u kthyen në vendet e tyre disa muaj më parë, pasi rritjes së tensionëve mes SHBA-Rusi.

I pyetur nga gazetarët nëse bisedimet me Biden ishin “armiqësore”, Putin u shpreh se nuk ishin aspak të tilla, madje ishin “shumë konstruktive”, dhe të dyja palët treguan “vullnet për të kuptuar njëri-tjetrin”. Më tej, Putin tha se ai dhe Biden ranë dakord për të nisur negociatat mbi sigurinë kibernetike.


Shtuar 16.06.2021 18:20