Koreja e Veriut lëshon një raketë balistike ndaj Japonisë

Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë balistike drejt Japonisë, ka bërë me dije zyra e kryeministrit japonez.

Kjo lëvizje e Koresë së Veriut vjen pasi një nëndetëse me raketa balistike të Marinës amerikane me aftësi bërthamore bëri një vizitë në port në Korenë e Jugut të martën, vetëm disa ditë pasi kjo e fundit testoi një raketë balistike ndërkontinentale.

Prezenca e nëndetëses me raketa balistike të klasit Ohio në qytetin portual të Koresë së Jugut, Busan, u njoftua nga Ministria e Mbrojtjes e vendit të martën pasdite.


Shtuar 18.07.2023 23:16